E Enjte, 5 Nëntor 2026

Revolucioni ka sakrifica! Dash Sula djeg xhaketën e tij, Mul Noka qëllon me shishe gardistët

Deputetët e opozitës të përjashtuar nga Parlamenti kanë vijuar protestën dhe konfliktet me Gardën para godinës.

Incidenti ka vijuar me vendosjen e zjarrit te banderola e PD, ku shkruhej “Edi Rama, Mafia!”.

Gardistët ndërhynë pasi Flamur Noka spërkati banderolën me benzinë dhe më pas i vuri zjarrin. Ai u ndihmua edhe nga kolegu i tij, Bledjon Nallbati.

Por jo vetëm kaq, sepse paralelisht ishte edhe deputeti tjetër Dashnor Sula që hoqi xhaketën e tij dhe e hodhi përtokë. E spërkati me benzinë për t’i vënë zjarrin.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›