E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhe Byberi: Në 2013-n presim dyfishim të numrit të turistëve

24-03-2013 / Gazeta 55

Flet kryekomunari i Margegajt: Kryeministri Sali Berisha na ka mbështetur maksimalisht


Falë infrastrukturës së krijuar në 2013 komuna Margegaj pret të shkojë në mbi 50 mijë numri i turistëve. Veç turistëve vendas, komunën e Margegajt e kanë vizituar shumë vizitorë të huaj ku spikasin ambasadorët, apo dhe vajzat e “Miss Globi 2007”.


FA ndihmë në raste emergjencash dhe hapje dhjetëra kilometrash rrugë.


Shuma totale e investimeve te kryera ne territorin e Komunës Margegaj është 30 miliard lekë


-- Valbona, kjo perlë e natyrës shqiptare është një zonë turistike e në rrethin e Tropojës. Në këtë bukuri të Alpeve Shqiptare hapja e sezonit turistik thuajse është vetëm një moment ceremonial zyrtar pasi turistët aty gjenden 12 muajt. Çdo qytetar shqiptar, por dhe të huajt kanë dëgjuar për luginën e Valbonës, por ndoshta jo çdokush ka mundur të shijojë bukuritë e saj. Turizmi përbën prioritetin kryesor për zhvillimin e komunës Margegaj, kjo për faktin sepse komuna posedon resurse natyrore të një niveli shumë të lartë të cilat janë; lugina e Valbonës, e lumit të Gashit, të dyja këto parqe kombëtare. Resurse për tu shfrytëzuar dhe vizituar nga turistët janë bjeshkët, lumenjtë, burimet ujore dhe liqenet, lumi i Valbonës në rrjedhjen e tij të poshtme krijon dhe plazhe. Vlen të theksohet fakti se veç bukurive që zoti i ka falur luginës së Valbonës së komunës Margegaj, një punë jashtëzakonisht e madhe për përmirësimin e infrastrukturës është bërë dhe nga komuna me drejtues të suksesshëm prej 4 mandatesh të zoti Rexh Byberi. Kryekomunari Rexhe Byberi në një intervistë flet për investimet e kryera përgjatë viteve të drejtimit të tij të komunës në 4 mandate si në; arsim, shëndetësi, rrugë, ujësjellës-kanalizime, energjetik, turizëm, etj, për ta kthyer komunën e tij në lider sa i përket turizmit malor. Në komunën Margegaj, pjesë e së cilës është dhe Valbona, një turist do të përballet me një infrastrukturë të mirë rrugore, shtëpi alpine ku do të akomodohen në kushte të kënaqshme, furnizim më ujë të pijshëm dhe energji elektrike në mënyrë sistematike. Kapacitetet ekzistuese janë 400 shtretër gjithashtu ekzistojnë kampingjet që kryesisht e kërkojnë turistët e huaja si dhe hotele dhe bujtina të tjera. Ndërkohë turistët do të gjejnë qetësinë karakteristike të bjeshkëve, mikpritjen e banorëve pasi deri më sot në komunën tonë nuk është shënuar asnjë incident. Veç turistëve vendas, komunën e Margegajt e kanë vizituar shumë vizitorë të huaj ku spikasin ambasadorët e akredituar ne Tirane, apo dhe vajzat e “Miss Globi 2007”. Kryekomunari Rexh Byberi falënderon qeverinë shqiptare dhe veçanërisht kryeministrin Sali Berisha (Nderi i Komunës Margegaj), FSHZH, Ambasadën e SHBA, UNDP donatorë të tjerë dhe qarkun Kukës për mbështetjen që i kanë dhënë në thithjen dhe realizimin e investimeve. Ja si shprehet më tej zoti Byberi.


Zoti Byberaj përpara së të bëjmë një bilanc të punës suaj në katër mandate në krye të komunës së Margegajt, pjesë e së cilës është dhe lugina e bukur e Valbonës a mund të dimë cilat janë disa nga investimet dhe prioritete tuaja këtë dhe pritshmëritë për numrin e turistëve kur jemi më shumë se dy muaj larg nga hapja zyrtare e sezonit turistik?


Ju falënderoj sinqerisht për këtë intervistë që përmes faqeve të gazetës suaj të kem mundësinë të komunikojnë me qytetarët shqiptarë për të ju komunikuar atyre ndryshimet rrënjësore që ka pësuar kjo komuna sidomos vitet e fundit e cila është bërë shumë e frekuentuar fal investimeve pa fund që janë kryer në të gjitha drejtimet. Më duhet të theksoj që edhe pse jemi ende më shumë se dy muaj e gjysmë nga hapja zyrtare e sezonit në Valbonë ka turistë dhe tani në dimër siç dhe i patë vetë. Pra, lugina e Valbonës thuajse në çdo stinë të vitit të turist por sigurisht ky numër është më i madh në muajt e verës. Fal infrastrukturës së krijuar si dhe asfaltimit të pjesës së rrugës që ka mbetur për në Valbonë për vitin 2013 presim dyfishim në numër të turistëve. Garanci për turistët nuk është vetëm mikpritja karakteristika që i shoqëron banorët e kësaj zone por dhe investimet e kryera ndër vitet dhe që pritet të kryhen të tjera siç është centrali elektrik që do përfundojë së shpejti dhe do furnizojë më energji elektrike luginën e Valbonës ndërkohë presim që të nis HEC i Dragobisë. Së shpejti do përfundojë dhe përfundimi i dy ujësjellësve te Ceremit dhe Valbonës një investim ky i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) ku drejtori punëtorë z.Benet Beci është dhe i cili është qytetar Nderi i Margegajt. Në shtimin e numrit të turistëve do të ndikojnë dhe investimet e rrugëve të hapura nga efektivat e FA ku presim që të gjitha bjeshkët e Nemuna të Malësisë së Gjakovës të përfitojnë sikurse i gjithë rrethi i Tropojës. Pra gjithçka që është bërë nga komuna ne bashkëpunim me qeverinë shqiptare në kujdesin e kryeministrit Berisha si dhe mbështetjen e donatorëve ka bërë që të lulëzojnë kërkesat për hapjen e lokaleve private shenjë kjo e besimit në investimeve pa fund të realizuara dhe të tjerave që pritet të përfundojnë. Sikurse çdo vit dhe për 2013-tën është bërë traditë të hapet sezoni me 15 qershor qe i shtron vlerat qendrës së zhvillimit të komunës. Kur them që këtë vit ne presim dyfishim të numrit të turistëve veç infrastrukturës që kemi krijua një ndihmë të padiskutueshëm do të ketë dhe hapja e pikës së kalimit kufitar në Vranicë e cila lidh trevat shqiptare të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ka përfunduar projekti i asfaltimit të rrugës së Ceremit e cila do kalojë rrugë nacionale pasi do të lidh dy shteti Malin e Zi dhe Shqipërinë. Miratimi i hapjes së vendkalimit të ri kufitar në Vranicë është miratuar me VKM 5.2. 2013. Turistët tashmë e njohin zonën pasi e kanë vizituar edhe më  parë, ndaj e dinë problemin e vështirësive për strehim në këtë periudhë. Kjo ka bërë që shumë prej tyre ta zgjidhin problemin e strehimit duke ngritur kampingjet e veta në mjediset afër fshatit. Ndërkohë, është rritur edhe numri i vizitorëve ditorë nga Kosova sidomos në muajt e verës. Vitin e kaluar numri i vizitorëve nga Kosova arrinte thuajse çdo ditë në mbi 250 persona. Numri në rritje i vizitorëve të huaj dhe kosovarë e kanë kthyer Valbonën në një qendër të rëndësishme turistike, sportive dhe kulturore përmes veprimtarive të përbashkëta që organizojnë vizitorët. Një rëndësi  të veçantë marrin edhe ngjitjet alpinistike të shumë prej vizitorëve të huaj dhe kosovarë majave pranë Valbonës. Ndërtimi i autostradës e ka afruar ndjeshëm zonën turistike të Valbonës me pjesën tjetër të vendit, gjë që ka sjellë rritjen e vazhdueshme të vizitorëve vendas e të huaj dhe duke e kthyer  në pikë turistike gjithëvjetore.


Zoti Byberi pas 4 mandatesh tuajt në krye të komunës së Margegajt ndryshimet janë të prekshme, rrënjësore. Sot a mund të na kujtoni ditën e parë të uljes në karrigen e kryekomunarit dhe cili ishte nëse mund të themi kështu çelësi që iu solli në stadin aktual të zhvillimit të komunës?


Më kujtohen në fakt momentet e vështira të drejtimit të komunës në vitin 2000. Me marrjen e mandatit të parë vetëm disa vite pas vitit 1997, administrata e komunës thuajse i kryente shërbimet nëpër shtëpi sipas detyrave ku atje ndaheshin pagat, asistencat, dhe shërbime të tjera. Hapi i parë ishte vendosja e administratës në zyrat e komunës dhe krijimi i kushteve minimale për punë. Ne nuk kishim aspak kohë për të humbur ndaj menjëherë komunikuam me intelektualët e zonës të fushave të ndryshme dhe iu kërkuam dhe atyre të jepnin kontributin për zhvillimin e komunës, të cilët sigurisht na mirëkuptuan duke na u përgjigjur. Si rezultat i këtij bashkëpunimi mundësuam të hartojmë prioritetet më afatshkurtra në; arsim; shëndetësi, shërbime ndaj komunitetit dhe të projekteve afatmesme si realizimi i premtimeve elektorale në projekte, kërkimi i donatorëve pas përgatitjes së projekteve për realizimin e tyre si dhe krijimi i kushteve normale për punë në ambientet e komunës. Sigurisht që komuna ka punuar mbi platforma të qarta zhvillimi siç është dhe strategjia afatgjatë për një turizëm të zhvilluar dhe të qëndrueshëm.


Vitin e kaluar inauguruat hapjen e Qendrës së Zhvillimit të Turizmit. Çfarë ofron ajo dhe sa do iu vij në ndihmë turistëve?


Po në çeljen e sezonit turistik në luginën e Valbonës inauguruam hapjen e Qendrës së Zhvillimit të Turizmit një investim ky i FSHZH. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Qeverisë Shqiptare, deputetë të zonës, autoritete të Qarkut të Kukësit, Prefekti si dhe përfaqësues të qeverisjes vendore e lokale nga Shqipëria e nga Rrafshi i Dukagjinit, operatorë Turistik, biznesmenë, drejtues nga Agjenci Zhvillimi, shoqëria civile, Kryetarë bashkie e komunash fqinje, nxënës e mësues, banorë të zonës si dhe përfaqësues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ka realizuar ngritjen e Qendrës së Zhvillimit të Turizmit në Valbonë. Kjo qendër ka ambiente multifunksionale ku në ambientet e brendshme të qendrës kishim afishuar stenda me informacionet kryesore për turistët vendas e të huaj, harta orientuese, pamje nga bukuritë e rralla të luginës së Valbonës, etj gjë që do të ndodh dhe këtë vit në këtë qendër. Në atë aktivitet, grupe nxënësish shpërndanë fletëpalosje promovuese -informuese për të pranishmit në kuadër të zhvillimit të turizmit për komunën e tyre. Në mbyllje të aktivitetit pjesëmarrësit u ftuan të ndiqnin një program artistik. Qendra e Zhvillimit të Turizmit Valbonë është ndërtuar në kuadër të Projektit “Punët në Komunitet III” me fondet e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB) si kredi për qeverinë shqiptare dhe është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për ndërtimin e kësaj qendre janë përfshirë ndërtimet e objekteve si: 2 godina multifunksionale, ambiente të jashtme për gatim, ambiente çlodhëse, terrene sportive, ambiente të tjera në funksion të Qendrës (Pusi i Ujit, Parking, etj.). Ndërtimi i kësaj qendre do të nxisë më tej zhvillimin e turizmit lokal të kësaj zone duke ndihmuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e kushteve ekonomike-sociale të jetesës së mbi 4000 banorëve të Komunës Margegaj, e veçanërisht banorët e Luginës së Valbonës. Turistët vendas e të huaj do të kenë mundësinë të marrin informacionin e nevojshëm për kulturën, bukuritë natyrore apo atraksioneve të tjera që ofron lugina e Valbonës.


Kuptohet që komuna Margegaj ka vërtet potenciale turistike por që këto potenciale te dhuruara nga natyra i ka pasur aty dhe më parë mirëpo rritja e numrit të turistëve kanë ardhur fal investimeve të kryera duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën. Ky është një tregues që ju si kryekomunar i keni kushtuar rëndësi zhvillimit të turizmit. A mund të na rendisni ju lutem disa nga investimet që keni kryer gjatë këtyre viteve?


Në mandatin tim të parë pavarësisht disa momenteve të vështira prioritet i komunës së Margegajt ka qenë zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm. Nevoje emergjente ishte hartimi i një strategjie zhvillimi me projekte të besueshme financimi qoftë nga buxheti i shtetit ashtu dhe nga donatorët e interesuar. Askush nuk investon pa pasur një projekt. Strategjia afatmesme e komunës Margegaj është një arritje cilësore në procesin tonë të zhvillimit. Përgatitja e kësaj strategjie ishte e nevojshme pasi ne krijuam bindjen se pa një planifikim cilësore, orientues afatmesëm dhe afatgjatë asnjë sektor nuk mundet të zhvillohet në mënyrë efiçente. Është kënaqësi të deklarojë sot se ne kemi mundur të realizojmë të gjitha objektivat. Veç zhvillimit të strategjisë për periudhën 2000-2010 për të cilën iu fola lindi nevoja për një tjetër strategji zhvillimi për vitet më pas. Ndaj përgatitja e strategjisë afatmesme për periudhën deri në vitin 2015 erdhi si rezultat jo vetëm i eksperiencës së komunës por dhe i njohurive dhe eksperiencave të përparuara të cilat u mundësuan prej organizimit dhe financimit të ofruar prej Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA) dhe profesionalizimit dhe dedikimit për përgatitjen e dokumentit prej Qendrës për Zhvillimin e Integruar CID Albania. Investimet kanë qenë të mëdha dhe për këtë dua sinqerisht të falënderoj qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha për mbështetjen që na kanë dhënë. Për mua si kryekomunar, banorët e komunës ishte një kënaqësi dhe nder që në vitin 2009 vet kryeministri Sali Berisha bëri dy inaugurime në komunën tonë atë të rrugës automobilistike Bajram Curri-Valbonë dhe ujësjellësi Valbonë-Bajram Curri. Me qëllim zhvillimin e turizmit është bërë i mundur nga komuna evidentimi i vlerave më të spikatura turistike të zonës, është hartuar guida turistike edhe prodhuar në mijëra kopje në dy gjuhë, si dhe është punuar ngushtësisht me banorët për zhvillimin e turizmit familjar. Shuma totale e investimeve te kryera ne territorin e Komunës Margegaj është mbi 30 miliard leke. Investimet e kryera në komunë si dhe promovimi i turizmit ka bërë që nga 250 turistë që kishte në Valbonë në vitin 2000 në vitin 2011 ky numër të shkonte në 25 mijë në vitin 2012 28 mijë dhe për vitin 2013 presim dyfishim të numrit të turistëve krahasuar më 2012. Këtë vit me kapacitetet që kemi dhe asaj çfarë ka ndryshuar në komunën tonë fal investimeve pritet që ky numër të vijë në rritje.  


FA ndihmë në raste emergjencash dhe hapje dhjetëra kilometrash rrugë Kryekomunari Byberi: "Valbona dhe Thethi së shpejti do të bashkohen në një pikë të vetme".


Ky është premtimi i ministrit Imami që pritet të realizohet së shpejti me shkrirjen e dëborës ku pritet të hapen edhe 7 km rrugë nga efektivët e palodhur të Brigadës së Mbështetjes rajonale. Duhet thënë se kontributi i Forcave të Armatosura për rrethin e Tropojës prek disa komuna, por më veçanti në komunën Margegaj, është shumë i konsiderueshëm dhe nis prej vitit 2007. Sipas informacione të dhëna nga Brigada e Mbështetjes rajonale, të drejtuar nga gjeneralbrigade Abas Lleshi, komuna Margegaj është ndihmuar maksimalisht në ndërtimin e disa veprave infrastrukturore. Në vitin 2007, është ndërtuar rruga e re që shkon në bjeshkë, shumë e pasur me florën dhe faunën e saj dhe shumë atraktive për turistët vendas dhe të huaj. Përveçse të çon në bjeshkë ajo është një tjetër “rrugë e kombit”, sepse lidh jo vetëm Komunën Margegaj dhe gjithë Tropojën, por edhe më gjerë. Në brendësi të fshatrave të komunës Margegaj në vitet 2007-2011, janë ndërtuar dhe përmirësuar 20 km rrugë brenda komunës. këto rrugë lidhin fshatrat me njeri tjetrin, institucionet social-kulturore, si dhe vendet  turistike. Në vitet 2010-2011, në komunën malore të Margegaj, janë ndërtuar 3 ura mekanike Bejli dhe konkretisht, 1 urë mekanike Bejli në fshatin Koçanaj, 21 ml e gjatë me seksion 2/1, me peshëmbajtje 25 ton, 1 urë mekanike Bejli 30 ml e gjatë, me seksion 2/1 me peshëmbajtje 30 ton në fshatin Dragobi, dhe 1 urë e riparuar në fshatin Mallkuq. Për ndërtimin e urave janë angazhuar rreth 15 mjete transporti për transportimin e materialeve të urës dhe vinça për ngarkim- shkarkimin dhe montimin e materialeve, si dhe rreth 16 specialistë të urave. Për kontributin e dhënë në këto komuna, komuna Margegaj në 12.03.20109 e ka nderuar batalionin e xhenios dhe ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, qytetar “Nderi i Komunës”. Gjatë një prononcim për gazetën “Ushtria” kryetar i komunës Margegaj Rexhë Byberaj, shprehet se, “kemi edhe 7 kilometra për t’u bashkuar me Thethin, me ndihmën e ministrit Imami mund ta hapin edhe pjesë të rrugës. Kryekomunari i Margegajt shton se veç infrastrukturës FA i janë gjendur pranë banorëve të komunës dhe në raste emergjencash sic ishte ajo e vitit të kaluar si pasojë e rënies së reshjeve të mëdha të dëborës ku situata në veriun e vendit, qarkun e Kukësit, rrethin e Tropojës por dhe komunën Margegaj ishte e vështirë, por jo e papërballueshme aq më tepër ku bëhej fjalë se do të kishim dhe mbështetjen e strukturave shtetërore dhe në rastin konkret të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Sipas z.Byberaj ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu kanë ardhur në 17 shkurt 2012 në komunën Margegaj për t’u njohur nga afër situatën e krijuar në këtë zonë nga reshjet e shumta të dëborës dhe na qenë pranë për çdo nevojë. Në takimin që pata me ministrin Imami por dhe sot përmes gazetës “Ushtria” dua ti shpreh ose më saktë rishpreh atij mirënjohjen e banorëve të komunës për bashkëpunimin shembullor midis pushtetit vendor dhe Forcave të Armatosura.


Plani urbanistik


Në kuadrin e këtij zhvillimi që pa pasuar lugina e Valbonës pjesë e komunës Margegaj ky investimet pa fund e kanë kthyer atë në një zonë tejet të frekuentuar për të ruajtur virgjërinë e kësaj bukuria të natyrës pavarësisht se është shpallur zonë e mbrojtur është e nevojshme dhe bërja e planit urbanistik. Kryekomunari i Komunës z.Rexh Byberaj thotë se po punohet në këtë drejtim dhe kemi pasur dhe premtimin dhe përkushtimin e ekzekutivit në këtë drejtim dhe besojmë se sikurse deri më tani ia kemi dal do të mundësojmë që dhe plani urbanistik të jetë një realitet konkret.  


Telefonia nevojë


Folëm investime pa fund të kryera në komunën e Margegajt e kryesisht në luginën e Valbonës këtë pikë turistike të shkëlqyer të natyrës shqiptare në rrethin e Tropojës, mirëpo kur ndryshimi dukej rrënjësor krahasuar me më pak vite, pak gjë ka ndryshuar me komunikimin. Valët e kompanisë celulare ishin një problem pasi nuk ishin të plotë në çdo pjesë të territorit por në vende të caktuara. Kryekomunari Rexh Byberi apelon që kompanitë celulare duke pasur parasysh dhe planbizneset e tyre të investojnë në shtimin e antenave pasi kjo do të ishte dhe në të mirë të tyre duke parë rritjen nga viti në vit të turisteve. “Ndonëse vitin e kuar ishin 28 mijë turistë këtë vit presim dyfishim të tyre. Ata do të kenë nevojë të komunikojnë, rrjedhimisht dhe harxhojnë gjë që do të përkthehej në të ardhura për kompanitë celulare” – thotë Kryetari i Komunës së Margegajt pjesë e së cilës është lugina e Valbonës.  


Investimet në 2013  


Ndërtimi i pikës së kalimit Vranicë - Plave Guci – Mal i Zi


Rikonstruksioni i rrugës Kika- Çerem-Vranicë


Pajisja e Qendrës Zhvillimit Turizmit Valbonë


Fillimi i punimeve te HEC-it Valbone


Fillimi i punimeve te HEC-it Valbone  


Investimet që janë kryer 2012  


Shtigje Malore në Zonës e Valbonës Sinjalisti ne gjithë Komunën Mergegaj


Kampingje ne Bjeshkët e Komunës Margegaj


Rikonstruksioni i rrugës Gocaj-Markofce


Ndërtim Prita në Luginën Valbonës


Rikonstruksion rrugës Dragobi-Motine


Rikonstruksion rrugës Margegaj (Toskaj+Murataj)


Rikonstruksion rrugës Margegaj(Lagja Dedaj)


Rikonstruksion rrugës Kocanaj (Lagja Gedaj)


Rikonstruksion rrugës Kocanaj (Lagja Rustemaj)


Rikonstruksion i rruga Shoshan (Vazhdim)


Rikonstruksion i rrugës Shoshan (Lagja Grace)


Rikonstruksion i rrugës Fshati Paqe


Ndërtim Rruga Valbone-Jezercë


Hartimi i planit urbanistik i Komunës Margegaj


Përfundimi i asfaltimit te rrugës Shoshan-Valbone 25 km


Përfundimi i projekteve KUZ e fshatrat Koçanaj, Shoshan, Paqe, Fushë-Lumi  


Investime e kryera në vitet 2002-2011  


Shkolla Rikonstruksion i shkolla 9-vjeçare Margegaj


Rikonstruksion shkolla 9-vjeçare Shoshan


Rikonstruksion shkolla 9-vjeçare Dragobi


Rikonstruksion shkolla 9-vjeçare Valbonë


Qendra shëndetësore dhe ambulanca


Ndërtim Qendra Shëndetësore Fshati Dragobi


Ndërtim Ambulanca Fshati Valbonë


Ndërtim Ambulanca Fshati Margegaj, lagjja Dedaj


Ndërtim Ambulanca Fshati Kocanaj nr.1


Ndërtim Ambulanca Fshati Kocanaj nr. 2


Ndërtim Ambulanca Lagjja Paqes


Ndërtim Ambulanca Fshati Shoshan


Ndërtim rrugë, asfaltim, ura


Asfaltimi i Rrugës Auto-Shoshan plus rruga e komunës


Rikonstruksioni Prroi Margegaj, Lagjja Dedaj


Rikonstruksioni i Rrugës Dragobi-Cerem


Rikonstruksioni i rrugëve të Bjeshkëve


Asfaltim i rrugës Dragobi – Motinë


Asfaltimi i Rrugës i Fshatit Kocanaj


Ndërtim Ura Fshati Dragobi, Klysyr Ujësjellësa, kanale ujitës K.U.Z Prroje


Ndërtim Ujësjellësi Lagjja Smajlaj Fshati Dragobi


Ndërtim Ujësjellësi Fshati Valbonë


Ndërtim Ujësjellësi Margegaj, Kocanaj, Shoshan, Paqe, Fushë- Lumi


Ndërtim K.U.Z Fshati Margegaj


Rikonstruksion i Përroit Dedaj, Fshati Margegaj


Rikonstruksion, Kanali Ujitës Krasniqe, Kocanaj, Shoshan, Paqe


Investime të tjera


Rikonstruksioni i zyrave të Gjendjes Civile Margegaj


Ndërtim Shtigjesh Lugina e Valbonës


Rikonstruksioni Zyrave të Komunës Margegaj+Rrethimi


Ndërtimi i linjës së tensionit të lartë 10 KW Shoshan-Rragam 30km


Vendosja e 30 transformatorëve në fshatrat e Komunës Margegaj


Janë mirëmbajtur të gjitha kanalet vaditëse të fshatrave, me buxhetin e Komunës dhe asnjë pëllëmbe toke nuk ka ngelur pa vaditur


Në fshatin Çerem u realizua


Rikonstruksion i rrugës Cerem-Vranicë- Markofcë


Në fshatin Valbonë u realizuan


Ndërtimi i ujësjellësit për ujë të pijshëm dhe vaditjes Valbonë


Ndërtimi Qendra e zhvillimit turizmit.


Pajisja e qendrës së zhvillimit Turizmit Valbonë.


Ndërtimi i shtigjeve Malore në të gjithë luginën e Valbonës


Ndërtuar kampingu në fshatin Valbonë për turistët


Në fshatin Rragam u realizua


Ndërtimi i ujësjellësit Valbonë i cili furnizon edhe fshatin Rrogam me ujë të pijshëm


Në fshatin Lagja Paqe u realizua


Ndërtimi i ujësjellësit Lagja Paqe

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›