E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rexhë Byberi në “arrest shtëpie”, përzgjidhet kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës

Zyra Ismalaj është përzgjedhur si kryetarja e komanduar për Bashkinë e Tropojës, kjo pasi Rexhë Byberi ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Kujtojmë se GJKKO ka lënë kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi dhe zëvendësin e tij, Abedi Kërrnaja, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në dy raste dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 205 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›