E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Provokimet ne Mitrovice, nga grupe serbe

"Policia duhet te arrestoje personat e identifikuar qe shkaktojne incidente dhe trazira ne veri dhe t'i nxjerre ata para drejtesise".

Deklarata u be nga kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, gjate takimit me perfaqesuesit e strukturave te sigurise dhe atyre politike ne Mitrovice.

Rexhepi tha se provokimet nga grupet e organizuara serbe, qe synojne destabilizimin e situates, kerkojne vigjilence nga strukturat e sigurise. Rexhepi i denoi shperthimet qe kane ndodhur te shtunen ne mbremje ne zonen e "Tre rrokaqiejve", ku per fat nuk pati te lenduar.

Ai tha se strukturat e sigurise duhet te veprojne dhe te arrestojne personat qe jane duke shkaktuar incidente ne veri.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›