E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezistenca Frontale 55 ditore

Përkujtohet në Konispol ajo që njihet si "Rezistenca Frontale 55 ditore"  kundra nazizmit gjerman, nga 5 Gushti deri më 28 Shtator të vitit 1943.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Konispolit morën pjesë banorë të shumtë të zonës dhe familjarë të atyre që ishin pjesë e kësaj rezistence.  

Në fjalën e tij përshëndetëse kreu PDIU-s Shpëtim Idrizi tha se shqiptarët e Camërisë matanë e këtej kufirit luftuan bashkarisht për të frenuar marshimin e nazistëve.

“Janë pikërisht këta burra e gra që vendosën Shqipërinë për herë të parë në boshtin fitues dhe ne për këtë u jemi atyre shumë mirënjohës”, theksoi Idrizi.

Këshilli bashkiak i Konispolit ka vlerësuar me titullin "Mirënjohja e Konispolit pas vdekjes” pjesëtarët e rezistencës frontale 55 ditore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›