Rezoluta çame në pritje të votimit. Idrizi: Ambasaori grek presion parlamentit
Kreu i PDIU-së i bën apel parlamentit që të votoj rezolutën Çame pavarësisht presionit të Greqisë.
Shpëtim Idrizi, kryetari i kësaj force politike, e ka deklaruar këtë fakt pas takimit të zhvilluar me një nga relatorët e Rezolutës Çame, Qemal Minxhozi. Në takim ka munguar relatori i partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, i cili ka pasur probleme shëndetësore.
Ndërsa përsa i përket krijimit të koalicioneve paraelktorale, Idrizi përsëriti edhe njëherë se do të vendoset gjithçka pas votimit të rezolutës.
Ditën e Martë Rezoluta Çame do të diskutohet në detaje në Komisionin e Jashtëm parlamentar. Nëse kalon në këtë komision, Rezoluta pritet të kalojë për votim në parlament gjatë seancës së të Enjtes.