E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta per Kosoven Serbia ne ankth

Serbia po hyn ne 24 oret e fundit te marrjes se vendimit per terheqjen apo ndryshimin e projektrezolutes per ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se me te cilen synon te siguroje thirrjen e Asamblese se Pergjithshme per negociata te reja per statusin e Kosoves.
Rezoluta serbe tashme eshte vleresuar se eshte ne kundershtim te plote edhe me mendimin e GJND-se te cilin e pati kerkuar vete qeveria ne Beograd shkruan e perditshmja Zeri.

Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci ka deklaruar se per Qeverine e Kosoves orientimi i pare eshte qe te terhiqet rezoluta ne teresi ndersa ne rastin tjeter ajo do te ishte reflektim i vullnetit te qytetareve te Kosoves dhe mendimit te GJND-se.

Ceshtja e statusit teresia territoriale dhe organizimi i brendshem nuk mund te jene objekt i diskutimit dhe as i mundesise per diskutim tha zevendeskryeministri Kuci.

Por e gjithe zhurma qe Beogradi po ben rreth kesaj rezolute edhe nga analiste serbe shihet me shume si nje tendence e Qeverise ne Beograd qe te shperlahet para opinionit te brendshem per humbjen e Kosoves dhe me nje kokefortesi te synoje te pakten te nxise debate te tjera qe nderlidhen me fatin dhe te ardhmen e veriut te Kosoves.

Dushan Janjic nga Forumi per marredhenie etnike ne Beograd thote se ne projektrezoluten serbe qe nga fillimi kane qene dy formulime qe kane nxitur paqartesi.

Formulimi i pare eshte se shpallja e pavaresise eshte ne fakt secesion i njeanshem qe nuk ishte mendim i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ndersa formulimi i dyte eshte se ftohen palet Prishtina dhe Beogradi qe te bisedojne per te gjitha ceshtjet e hapura thote Janjic.

Por Janjicc beson ende se Tadic mund te merret vesh me zyrtaret ne Bruksel dhe te zbatoje marreveshje me Ketrin Ashton. Ne te kunderten ai parashikon nje rruge te mundimshme me te gjate dhe me te veshtire per Serbine drejt BE-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›