Rezoluta serbeAshton takon Tadicsot ne Bruksel
BRUKSEL- BE kerkon amendimin e rezolutes serbe per Kosoven.Dy dite perpara mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se Bashkimi Evropian do te provoje ta ndryshoje qendrimin serb per Rezoluten mbi Kosoven permes shefes se diplomacise Catherine Ashton.
Takimi i sotem me presidentin serb Boris Tadic thuhet te jete perfundimtar dhe zyrtare te BE-se thone se shpresojne ne arritjen e nje kompromisi.
Aktualisht thuhet qe te punohet ne amendamentimin e rezolutes serbe duke ndryshuar dy pikat qendrore te saj ate per shkeputjen e njeanshme dhe bisedimet per statusin e Kosoves.
Zyrtare te BE-se thone se zonja Ashton do te provoje ta binde presidentin serb per te hequr dore nga bisedimet per statusin dhe do ti ofroje atij mundesi per lehtesimin e dialogut me Prishtinen zyrtare.
Mesohet se vendet anetare te BE-se kane arritur pajtueshmerine per nje qendrim te perbashket ndaj Serbise dhe rezolutes se saj megjithese nje numer vendesh evropiane qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves thuhet te jene pajtuar vetem me parimet e pergjithshme pa e prekur qendrimin e tyre per Kosoven.
Autoritetet ne Serbi nderkaq thone se nuk mund te heqin dore nga qendrimi kunder pavaresise se Kosoves por kane pranuar se mund te arrihet nje kompromis me BE-ne per rezoluten e paraqitur ne OKB.
Kjo Rezolute qe ben thirrje per rifillimin e bisedimeve per statusin e Kosoves dhe kundershton sic thuhet shkeputjen e njeanshme u dorezua ne OKB nje jave pasi Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ofroi mendimin e saj per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves.
bbc/BalkanWeb