//
R E Z O L U T Ë
PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË AGJENCISË SË SIGURIMIT
TË DEPOZITAVE PËR VITIN 2009
Kuvendi i Shqipërisë,
- Duke njohur e vlerësuar rolin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për sigurimin dhe kompensimin e depozitave të qytetarëve, të vendosura në bankat që operojnë në Republikën e Shqipërisë;
- Duke vlerësuar kontributin e saj në drejtim të rritjes së qëndrueshmërisë së sistemit bankar;
- Duke vlerësuar rolin e kësaj agjencie për ti siguruar Kuvendit, drejtuesve të institucioneve shtetërore dhe publikut, në përgjithësi, një informacion cilësor e profesional mbi administrimin depozitave të qytetarëve;
- Duke mbështetur e zhvilluar bashkëpunimin me këtë agjenci, si dhe duke nxitur bashkëpunimin e saj me institucionet kombëtare e ndërkombëtare;
Vlerëson veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në drejtim të:
- Rritjes dhe konsolidimit të pozicionit të Agjencisë si institucion organizues, kontrollues dhe realizues i procesit të sigurimit dhe kompensimit të depozitave;
- Përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues, duke reflektuar kështu zhvillimet më të fundit të legjislacionit europian në fushën e sigurimit të depozitave, si dhe duke forcuar rolin e agjencisë në procesin e sigurimit dhe kompensimit të depozitave;
- Përmirësimit të skemës së sigurimit të depozitave nëpërmjet rritjes së shumës së kompensimit të depozitës së siguruar dhe kompensimit të plotë të depozitave të qytetarëve deri në këtë shumë;
- Administrimit me efektivitet të mjeteve financiare të agjencisë nëpërmjet investimit të tyre në depozita pranë Bankës së Shqipërisë, letra me vlerë të Qeverisë Shqiptare apo në letra me vlerë në monedhë të huaj të qeverive, bankave qendrore dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare, mbështetur në parimet e minimizimit të riskut të investimeve dhe likuiditetit të portofolit;
- Edukimit dhe informimit të publikut për çështjet e sigurimit të depozitave, me qëllim funksionimin në mënyrë efektive të sistemit;
- Vendosjes dhe thellimit të bashkëpunimit me organizmat dhe institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare në tërheqjen e politikave më të mira apo ofrimin e asistencës teknike të nevojshme;
- Rritjes së efektivitetit të veprimtarisë së saj, si rezultat i shfrytëzimit racional dhe rritjes së profesionalizmit të stafit.
Kuvendi kërkon që Agjencia e Sigurimit të Depozitave për vitin 2010 të përmirësojë punën në këto drejtime:
- Rishikimin dhe përmirësimin e politikave për sigurimin dhe kompensimin e depozitave, në zbatim të kuadrit ligjor në fushën e sigurimit të depozitave;
- Rritjen e bashkëpunimit me institucionet e specializuara, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës për realizimin e procesit të kompensimit;
- Rritjen e bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, në drejtim të saktësisë së përllogaritjes së primit dhe vlerësimit të gjendjes financiare të institucioneve bankare, të siguruara pranë agjencisë.
13 maj 2010
Print
Email
Foto Galeri
më shumë
Live
Seancat Plenare Live
Video Galeri
$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",
frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",
bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}
swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}
Get the Flash Player to see this player.
më shumë
Lajme e fundit
Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet!
[ 13 Qershor, 2010 ]
Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave.
Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri".
Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve.
Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita".
[ 11 Qershor, 2010 ]
Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri.
Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro.
[ 10 Qershor, 2010 ]
Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes.
Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament.
Kuvendi mblidhet në seancë plenare
[ 10 Qershor, 2010 ]
Njoftim për shtyp
[ 09 Qershor, 2010 ]
Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot, datë 09.06.2010, me praninë e Kryetarëve të grupeve parlamentare shqyrtoi kalendarin tre javor të punimeve dhe programin e punës.
$j(document).ready(function($) {
$j("#ticker01").show();
$j("#ticker01").jvStockTicker({interval: 42});
});