E Diel, 1 Nëntor 2026

Riaktivizohen zjarret në Priskë

Mëngjesin e kësaj të enjte janë riavtivizuar vatrat e zjarrit në zonën e Priskës.

Zjarri në këtë zonë ka rënë që prej mbrëmjes së djeshme, ku flakët u përhapën me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Dy objekte të pabanuara janë shkrumbuar, ndërsa rreziku është rikthyer sërish ditën e sotme.

Forcat e zjarrfikëses ndodhen në terren, ndërsa pritet edhe ndërhyrje nga ajri në rast se situata do të përkeqësohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›