E Diel, 1 Nëntor 2026

Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenies, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në pjesën veriore të masivit pyjor të Drenies, në drejtim të fshatit Drenie.

Për normalizimin e situatës në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake.

Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit dhe intensitetit të zjarrit.

Për shuarjen e zjarrit në zonën mes Drenies dhe Gjinoqarës, në bashkinë Patos, po ndërhyhet edhe nga ajri.

Dy avionë zjarrfikës kanë nisur hedhjen e ujit mbi vatrat e zjarrit, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe normalizimin e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›