E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Riarmatosja e Evropës, eksperti i Sigurisë: Po punohet që Ukraina të hyjë më e fortë në bisedime e paqes

Eksperti i Sigurisë Xhavit Shala në një intervistë në “360 Gradë” në ABC News foli për luftën në Ukrainë, dhe bisedimet që janë zhvilluar me SHBA dhe Rusisë.

Gjithashtu u ndal edhe deklaratat e Ursula von der Leyen në Samitin në Londër, për riarmatosjen e Evropës.

“Ishte një nga vendimet e takimit që u mbajt në Londër, që të punohet, në mënyrë që Ukraina të futet më e fuqishme në bisedime dhe të ketë më shumë avantazhe. Dhe nëpërmjet të uljes së pavlefshmërisë, së inteligjencës amerikane, duke vënën në dispozicion të dhëna edhe nga shërbime franceze e angleze. Ngjarjet po zhvillohen shumë shpejt. Edhe Trump e ka thënë që Ukraina nuk do të ketë diskutime për territoret e humbura. I bie që për herë të parë të justifikohet marrja e territorit me dhunë. Pra një nga shtyllat kryesore që funksionon OKB të bjerë poshtë”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›