E Diel, 1 Nëntor 2026

Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për pushime, publikon pamje nga Vlora me partnerin

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur rivierën shqiptare për të kaluar pushimet verore.

Grenell ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga Vlora, ku shfaqet duke shijuar pushimet me partnerin e tij, të afërmit dhe miqtë. Krahas fotove ai ka shkruar: “Shqipëria, me miq dhe familjen.”

View this post on Instagram

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

Nuk është hera e parë që Grenell zgjedh t’i kalojë pushimet në bregdetin shqiptar. Edhe një vit më parë, Grenell dhe familjarë të tij vizituan bregdetin e jugut të vendit tonë.

Riviera Shqiptare, e njohur për plazhet e saj të pacenuara, ujërat e kaltër të Jonit dhe atmosferën autentike mes maleve dhe detit, është një prej perlave më të fshehura të Europës juglindore që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota. Ky vizitë e figurave të njohura ndërkombëtare si Grenell është një mesazh pozitiv për potencialin e madh që ka Shqipëria në zhvillimin e turizmit të cilësisë dhe promovimin e saj si destinacion i sigurt dhe mikpritës.

/viziobnplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›