E Diel, 1 Nëntor 2026

Rifillojne bisedimet Izrael-Palestine

Në Jeruzalem pritet të rifillojnë, pas tre vjetësh ndërprerje, bisedimet për paqen mes Izraelit dhe Palestinës. Pak detaje janë publikuar për vendin e saktë, kohën apo axhendën e bisedimeve, me të dyja palët që tregohen tej mase të rezervuara.

Gjatë natës Izraeli liroi 26 të burgosur palestinezë si pjesë e marrëveshjes për rifillimin e negociatave. Megjithatë, vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor vazhdojnë të errësojnë premisat për këtë rifillim. Çështja u bllokua në shtator të vitit 2010 dhe që atëherë autoritetet palestineze kanë akuzuar vazhdimisht Izraelin për përpjekje për të sabotuar procesin. Në ditët e fundit, Izraeli ka njoftuar planet për ndërtimin e rreth 2 mijë vendbanimeve të reja. Lindja e MesmeIzraeli liron grupin e parë të të burgosurveVendbanimet e reja, SHBA: Për ne, të paligjshme Vendbanimet e reja hebraike Zyrtari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Yasser Abed Rabbo deklaroi se ekspansioni i vendbanimeve ishte i “papreçedent”. “Bisedimet mund të dështojnë në çdo moment për shkak të praktikave të aplikuara nga Izraeli”, tha ai për radion “Zëri i Palestinës”. Skepticizëm për ecurinë e procesit ka pasur edhe nga vetë pala izraelite. Gazeta “Jerusalem Post” shkruante të mërkurën për pritshmëri “jashtëzakonisht të ulëta” nga bisedimet e fundit. Gazeta citonte ministrin e Mbrojtjes, Moshe Yaalon që tha: “Kemi 20 vjet që përpiqemi, që nga bisedimet e Oslos dhe 120 vjet konflikt. Skepticizmi në deklaratën time është i dukshëm, por kemi vendosur t’u japim një shans”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›