E Diel, 1 Nëntor 2026

Rigjykimi i Haradinajt pritet te perfundoje ne shtator 2011

Rigjykimi i pjesshem i ish-kryeministrit te Kosoves dhe liderit aktual te AAK-se Ramush Haradinaj pritet te perfundoje para muajit gusht apo shtator te vitit te ardhshem.

Kjo ne baze te dy raporteve te cilat edhe kryetari i Gjykates se Hages Partik Robinson edhe kryeprokurori Serge Bramertz ua kane derguar javen e kaluar vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne prag te debatit qe do te zhvillohet per punen e kesaj Gjykate ne dhjetor ne Keshillin e Sigurimit.

Ne kete raport presidenti i Gjykates se Hages Patrik Robinson duke iu referuar rastit Haradinaj shkruan se pritjet jane qe rigjykimi i pjesshem do te nise me se shpejti ne fund te janarit apo ne fillim te shkurtit 2011 dhe do te zgjase shtate muaj me nxjerrjen e verdiktit ne fund te gushtit apo fillim te shtatorit 2011.

Ne raportin e vecante kryeprokurori i Gjykates se Hages Serge Bramertz shkruan se Prokuroria beson se pjesa e saj e rastit do te mund te permbyllet brenda dy muajsh pas nisjes se rigjykimit.

Ne pjesen ku shkruan per rastin Haradinaj Bramertz shkruan Prokuroria eshte duke siguruar perdorimin eficient te resurseve te saj duke pasur nje qasje te fokusuar ne rigjykim. Kjo do te thote selektivitet ne rastin e deshmitareve dhe provave per rigjykim dhe punen per te arritur pajtim me palen mbrojtese ne sa me shume ceshtje te arsyeshme qe te jete e mundur.

Prokuroria pret qe pjesa kryesore e rastit do te permbyllet brenda dy muajsh pas nisjes se rigjykimit data e cila nuk eshte caktuar ende. Prokuroria po e ndihmon kryerjen ekspeditive te fazes pergatitore te rigjykimit. Prokuroria ka propozuar afate te shkurtra per dorezimin e listes se deshmitareve ne dokumentet pergatitore te cilet Trupi Gjykues i ka miratuar shkruan Bramertz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›