Rigjykimi i Haradinajt, reagime nga të gjitha anët

Prishtinë, 21 Korrik, NOA Reagime të shumta kanë mbërritur sot nga autoritetet shqiptare si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni, lidhur me rigjykimin e rastit Haradinaj nga gjykata e Hagës.
Kështu, Bashkimi Demokratik Shqiptar në Shkup, përmes një deklarate ka pohuar se Ky vendim i Hagës, i sjellë një ditë para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të prononcohet lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës është një vendim politik, i mbeturinave politike të këtij tribunali, që synon të relativizojë krimet serbe dhe mungesën e vullnetit të këtij tribunali për të arrestuar kriminelët e vërtetë!.
Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon këtë sjellje të papërgjegjshme të qarqeve politike të këtij tribunali.
Serbia, si gjenerator i krimeve më monstruoze të bëra në Evropën e pasluftës së dytë botërore është shndërruar në Eldorado e kriminelëve të Ballkanit!Në pamundësi që ti imponojë këtij shteti kriminel që të dorëzojë kriminelët e vërtetë të Luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kurdis procese gjyqësore kundër personaliteteve që ishin bartës të rezistencës përballë politikës gjenocidale të Beogradit., thuhet në reagimin e BDSH-së.
Ndërsa partia e drejtuar nga Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka vlerësuar vendimin për rigjykimin e tij si një lajm të keq për AAK-në, qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
AAK është tejmase e befasuar me vendimin e Tribunalit të Hagës, veçmas kur dihet që me një vendim unanim të shkallës së parë të këtij Tribunali, më 3 prill 2008, Haradinaj është shpallur i pafajshëm prej të gjitha akuzave, ka thënë nënkryetari i partisë, Blerim Shala.
Ndërkohë që veteranët e luftës së UÇK-së në zonën e Dukagjinit, kanë kërkuar nga Gjykata e Hagës të tërheqë vendimin e saj.
Në reagimin e tyre ata tërheqin vërejtjen se mbajtja në paraburgim e ish-kryeministrit të Kosovës do të destabilizonte Kosovën dhe rajonin.
n.e/NOAh
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")