E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rigoleto" e Verdit vjen në skenën e TOB

"Rigoleto", opera e famshme e Giuseppe Verdit, vjen ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit te shtunen ne mbremje. Opera e pare e triologjise popullore ( Trovatores dhe Traviates) do te vi kete here ndryshe nen regjine e italianit Nicola Zorzi. Asnje veper tjeter e Verdit nuk paraqet nje ekuiliber kaq perfekt mes elementeve lirike dhe dramatike, e kaq e pasur me ide.

Kjo melodrame me 3 akte eshte bazuar mbi libretin e Francesco Maria Piave dhe dramen “Mbreti argetohet” te Viktor Hygo. Per here te pare kjo veper u prezantua ne 11 mars te vitit 1851 ne tetarin “La Fenice te Venecia-s”. Kjo eshte cilesuar si nje drame e bukur me gjendje te mrekuellueshme. Armaldo Kllogjeri, Ylber Gjini, Eva Golemi, Vikena Kamenica, Erlind Zeraliu etj., do ta sjellin kete veper per 4 nete me radhe ne TOB. Orkestra do te dirigjohet nga Davide Pandini dhe kori nga Dritan Lumshi. 20 mars, "Rigoleto" i konceptuar ndryshe per publin shqiptar ne TOB.

Vilma Masha Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 17 mars 2010 )

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›