Rihanna, frustrohet pas problemit me drogë

Pasi autobusët e turneut të këngëtares Rihanna u ndaluan në kufirin në mes të Amerikës dhe Kanadasë, meqërast në njërin nga ta u gjend sasi e konsiderueshme e mariuhanës thuhet se Rihanna ka bërë panik madje edhe është ankuar në personat kompentet që kryen kontrollet.
Kjo është hera e dytë që këngëtares i kontrollohen autobusët. Për dallim nga hera e parë, kësaj radhe asaj nuk i është gjetur ndonjë gjë por këngëtarja është frustruar tej mase me kontrollin e dytë.
“Ajo është ndjerë sikur ata po bënin shaka me të në kufi. Nuk ka pasur drogë në autobusët e saj. Krejt pajisjet e saja ishin në autobus. Ajo tani po qëndron he po mundohet të marr vesh se çfarë realisht ndodhi”, ka thënë një burim.
Ndërkaq, pasi autobusët e saj u kontrolluan në kufi, Rihanna me pas i’u adresua fansave të rrjetet sociale duke i’u thënë:
“Ata i ndalën autobusët e mi në kufi. Kjo nuk është gjë e mirë për Winnipeg! E tëra skena ime është në ata autobusë. Kjo i bie që koncerti të fillojë me vonesë”, ka thënë këngëtarja.
Megjithatë, kjo gjë nuk e ka ndaluar këngëtaren që ta vazhdojë turneun e saj. “Ajo i’a doli. Të gjithë dëshirojnë që ajo të perforomojë”, ka thënë i njëjti burim.