E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna ndahet nga Chris për ish të dashurin

Rihanna dhe Chris Brown thuhet se janë ndarë për shkak të ish të dashurit të Rihannas, reperit, Drake.

Gjatë ceremonisë ‘ Grammy Awards,’ Riri dhe Chris ishin parë shumë të lumtur me njëri tjetrin por thuhet se Rihanna atë natë vazhdimisht i kishte dërguar mesazhe ish të dashurit, Drake.

Pas kësaj, raportet mes tyre janë acaruar dhe si rrjedhojë i kanë dhënë fund lidhjes.

“Chris dhe Rihanna patën një argument të ashpër në ‘Grammy’ për shkak të Drake. Ajo po flirtonte me të dhe Chris e pa këtë gjë. Që nga ajo natë, ata rrallëherë kanë folur me njëri tjetrin dhe tani janë ndarë”, ka bërë të ditur burim./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›