Rihanna nuk e ''kupton'' dashurinë

Këngëtarja nga Barbados, Rihanna e cila ka një lidhje dashurie të komplikuar me Chris Brown, duket se nuk e kupton dashurinë.
Kështu eshte shprehur 25 vjeçarja gjatë koncertit të saj në Los Angeles duke iu drejtuar publikut: “Sa prej jush janë të dashuruar? Sa prej jush e urrejnë dashurinë?", ka pyetur ajo, duke vazhduar: "Sa prej jush nuk e kuptojnë dashurinë? Unë jam tek ky grup.”
Rihanna dhe Brown, janë mes çifteve me te komentuara muajve te fundit, ndersa serish kane lindur spekullime për një ndarje tjetër. /Indeksonline/