Rihanna vërshëllehet në Irlandë
Rihanna kishte kënaqur mijëra fansa të saj duke vrapuar topless gjatë xhirimeve për klipin e saj, por këtë kënaqësi shpejtë ajo i ka bërë fansat ta harrojnë.
Këngëtarja nga Barbados ishte vërshëllyer në Belfast Odyssey Arena pasi arriti në skenë plot 90 minuta me vonesë. Calvin Harris ishte angazhuar për të argëtuar 7000 fansa derisa ylli amerikan të ngjitej në skenë.
Pas koncertit, Rihanna shkroi në Twitter: Belfast, më falni që jam vonuar. Koncert i madh, nata e parë. Gjërat jo gjithmonë shkojnë aq mirë si janë planifikuar, por vërtet e marr në konsideratë durimin tuaj.
Ajo mohoi akuzat se performoi e dehur gjatë këtij koncerti.