Riker dhe Westerwelle vizite ne Tiranen zyrtare

Zyrtarët e lartë të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gjermanisë, pritën pasditen e sotme në Tiranë. Krerët e shtetit shqiptar do të zhvillojnë takime me Sekretarin e Shtetit për Euroazinë Filip Riker dhe Ministrin e Jashtem gjerman, Guido Vestervelle. Vizita e zyrtarit amerikan do të jetë e shkurtër dhe deri tani nuk është lajmëruar një komunikim i tij me mediat. Ende nuk është bërë publike axhenda e Riker, por pritet që ai të zhvilloje takime me kryeministrin Sali Berisha, kreun e opozitës Edi Rama dhe presidentin Bujar Nishani.
Në anën tjetër axhenda e vizitës së ministrit të jashtëm gjerman, Guido Vestervelle është bërë tashmë publike. Edhe ai, pasi të mbërrijë në Tiranë, do të takohet me krerët e shtetit shqiptar, presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Berisha, kreun e opozitës Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Edmond Panariti. Marrëdhëniet bashkëpunuese mes Tiranës dhe Berlinit, procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, realizimi i programeve zhvilluese të Gjermanisë për Shqipërinë - do të jenë ndër çështjet kryesore që Guido Westerwelle do të diskutojë me mikëpritësit vendorë.
Agjenda e takimeve të Ministrit Westerwelle Ora 09:00 – 09.10 Takim tèt a tèt mes Edmond Panariti, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës dhe Guido Westerwelle, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë Ora 09:40 – 10.00 Konferencë e Përbashkët për Shtyp
Ora 10:10– 10.55 Takim mes Bujar Nishani, President i Republikës dhe Guido Westerwelle, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë
Ora 11.00– 11:45 Takim mes Sali Berisha, Kryeministër i Republikës dhe Guido Westerwelle, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë
Ora 12:00– 12:30 Takim mes Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste dhe Guido Westerwelle, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë
Ora 13:00 Largimi nga Shqipëria