E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i Spitalit të Traumës me faza, shërbimi nuk është ndërprerë

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale bëri të ditur sot se shërbimi në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) nuk është ndërprerë dhe rikonstruksioni i godinës po kryhet me faza për të mos penguar trajtimin e qytetarëve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për shërbimin e Kirurgjisë Ortopedike, ndërhyrjet vijojnë normalisht me dy turne, përfshirë edhe fundjavat.

Lidhur me sigurinë higjienike, Ministria e Shëndetësisë sqaron se sallat operatore monitorohen vazhdimisht dhe nuk paraqesin asnjë rrezik bakterial.

Po ashtu ministria e Shëndetësisë siguron se ka furnizime të garantuara dhe nuk ka mungesë të medikamenteve apo materialeve mjekësore.

“SUT mbetet shtylla kryesore e sistemit tonë shëndetësor, i gatshëm për të përballuar çdo fluks dhe për të garantuar shërbim cilësor për çdo pacient”, thuhet në reagimin e Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.

Më herët sot deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho kërkoi me urgjencë interpelancë me Ministren e Shëndetësisë për të sqaruar situatën në këtë spital.

1 nga 3

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›