E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruktohet gjimnazi “Sulejman Delvina”, kushte bashkëkohore për nxënësit e Delvinës

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Gjimnazi “Sulejman Delvina” në Delvinë i është nënshtruar rikonstruksionit total. Nxënësit e mësuesit do të gjejnë në shtator ambiente që garantojnë kushte bashkëkohore të mësimdhënies.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, që pas më shumë se gjashtë dekadash në shërbim të arsimit, do ta nisë vitin e ri shkollor në ambiente tërësisht të rikonstruktuara, duke u ofruar nxënësve dhe mësuesve kushte dinjitoze për mësim.

“Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Delvinë, kjo shkollë hyn në një etapë të re zhvillimi, me ambiente moderne, të sigurta dhe funksionale, duke ruajtur njëkohësisht traditën dhe vlerat që ka ndërtuar ndër vite”, u shpreh Rama.

Investimi synon përmirësimin e infrastrukturës së shkollës, krijimin e ambienteve më të sigurta dhe funksionale për nxënësit e mësuesit, si dhe përshtatjen e hapësirave me kërkesat bashkëkohore të procesit arsimor.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›