E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruktohet shkolla “Sotir Çapo”, Rama: Gati për vitin e ri shkollor

Kryeministri Edi Rama njoftoi se shkolla “Sotir Çapo” në Patos është gati të presë nxënësit për vitin e ri shkollor, pas përfundimit të investimeve të realizuara nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Patos.

Sipas Ramës, ambientet e rikonstruktuara do të shërbejnë jo vetëm për procesin mësimor, por edhe për aktivitete sportive, komunitare dhe programet Pas Shkolle.

“Shkolla “Sotir Çapo” në Patos është gati për vitin e ri shkollor. Investimi i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Patos i ka kthyer këto ambiente në një qendër moderne jo vetëm për mësim, por edhe për sport, aktivitete komunitare dhe programe #PasShkolle për nxënësi”, shkroi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›