E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen cmimet e larta te karburanteve

Rikthehen çmimet e larta të karburanteve, pas një reduktimi të lehtë në muajin korrik. Në tabelat e pikave të tregtimit shënohen çmime të larta si për naftën ashtu edhe për benzinën. Sipas përfaqësuesve të shoqatës së importuesve, çmimet e larta vijnë për shkak të kursit të këmbimit, në një kohë kur dollari është forcuar së tepërmi. Gjithashtu, një rritje e tillë justifikohet edhe me kulmin e sezonit veror, kur kërkesa globale për kaburant rritet dhe si rrjedhojë tregtuesit potenciale rrisin edhe çmimet.

Në tregun e pakicës çmimi i naftës luhatet mes 188-196 lekë/litër. Në disa vende ajo tregtohet edhe me 199 lekë për litër, duke treguar për një tendencë drejt çmimit 200 lekë për litër. Institucioni mbikëqyrës mbi çmimet dhe abuzimet e mundshme me to është Autoriteti i Konkurencës. Deri tani ky institucion nuk ka konstatuar asnjë situatë abuzive.

Autoritet të larta të Autoritet të Konkurrencës bëjnë të ditur se po bëhet një monitorim i herëpashershëm i tregut të karburanteve. Ecuria e çmimeve të importit nga ky institucion monitorohet që prej vitit 2009 dhe nuk ka pasur ndonjë qëndrim final për sa i përket çmimeve të rritura.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›