E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehen pas 1 muaji bombardimet ndaj Kievit

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Irani ka deklaruar se është i gatshëm të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse Shtetet e Bashkuara pranoj...

14:11

Rikthehen pas 1 muaji bombardimet ndaj Kievit

Lapsi.al 5 June 2022

Forcat ruse sulmuan me raketa kryeqytetin e Ukrainës. Që nga vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në 28 prill në Kiev nuk ishin kryer sulme.

Sipas autoriteteve ukrainase raketat ranë në lagjet Darnytskyi dhe Dniprovskyi, në periferi të Kievit. Të paktën një person u shtrua në spital dhe fatmirësisht nuk ka viktima, tha kryebashkiaku Vitaly Klitschko.

Serhiy Leshchenko, një ndihmës i shefit të shtabit të Presidentit Volodomyr Zelenskiy, tha se raketat kishin si qëllim të godisnin infrastrukturën hekurudhore në kryeqytet. Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmet me raketa nga distanca kishin shkatërruar tanket T-72 dhe automjetet e blinduara që i ishin dhënë Ukrainës nga vendet e Evropës Lindore.

Në një intervistë për mediat ruse, Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se çdo dërgesë e sistemeve të raketave nga perëndimi në Ukrainë do ta shtynte Moskën të godiste “objekte që ende nuk janë goditur.”

“E gjithë kjo bujë rreth dërgesave shtesë të armëve, për mendimin tim, ka vetëm një qëllim: të zvarritet konflikti i armatosur sa më shumë që të jetë e mundur”, tha zoti Putin.

“Nëse Kievi merr raketa me rreze më të gjatë”, shtoi ai, “Moska do të nxjerrë përfundimet e duhura dhe do të përdorë mjetet tona të shkatërrimit, të cilat i kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte që nuk i kemi goditur ende”.

Analistët ushtarakë thonë se Rusia shpreson të marrë nën kontroll rajonin lindor të Donbasit, ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar me qeverinë ukrainase për vite me radhë, përpara se të mbërrijnë në Ukrainë sistemet raketore me rreze të mesme veprimi.

Pentagoni tha në fillim të kësaj jave se do të duhen të paktën tre javë për të futur armët precize amerikane dhe trupat e trajnuara në fushën e betejës.

Shefi i shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës akuzoi forcat ruse për përdorimin e municioneve me fosfor në rajonin e Kharkivit. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Po ashtu ai tha se forcat ruse nuk kanë përparuar shumë në qytetin Sievierodonetsk, një deklaratë kjo që u mbështet edhe nga inteligjenca britanike e cila thotë se luftëtarët ukrainas kanë zmbrapsur ditët e fundit forcat ruse.

Në frontin diplomatik, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shkon në fillim të javës Serbi për bisedime me presidentin Aleksandar Vuçiç e më pas në Turqi, ku pritet të diskutojë për Ukrainën me homologun e tij turk.

Turqia është përpjekur të punojë me OKB-në dhe Ukrainën e Rusinë për të ndihmuar në hapjen e rrugës që gruri ukrainas të eksportohet në portet turke, megjithëse ende nuk ka marrëveshje për këtë çështje.

Agresioni rus në Ukrainë ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima, ushtarë dhe civilë si dhe ka shkaktuar krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë. Lufta po ashtu ka ndaluar eksportet e grurit dhe drithërave të tjera nga Ukraina përmes Detit të Zi, duke kufizuar aksesin në bukë dhe produkte të tjera në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. /VOA

Një 35-vjeçare u gjet e pajetë në Carrara të Italisë rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës. Trupi u gjet nga disa turistë të cilët i thanë policisë se ishte...

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se po ndjek me vëmendje situatën e përhapjes së zjarreve në zonën e Vlorës, veçanërisht në Ishullin e Sazanit. Kreu i sh...

Një automjet përfundoi anës lumit të Lanës në Tiranë pasditen e kësaj të diele. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, i cili përcjell edhe foton më lart, tho...

Familja e presidentit që u votua të shtunën duket e qetë dhe me shumë pak gjurmë në Google. Bashkëshortja quhet Armanda dhe punon në KLSH. Begajt kanë dy djem, ...

Janë publikuar këtë të diel pamjet e grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe. Në pranga u vunë 3 persona të akuzuar...

Lëkundje tërmeti u regjistruan në Durrës rreth orës 14.20. Qytetarë të shumtë, nga zona e Durrësit, por edhe përreth kanë raportuar në EMSC edhe ndjesinë që kan...

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka një fluks të rënduar në akset kryesore të vendit që i drejtohen kryeqytetit. “Nisur nga fluksi i madh i automjeteve n...

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Borrell më anë të një postimi ...

Publikohen pamjet e plota të grabitjes së një banke të nivelit të dytë rreth 4 javë më parë në Koplik të Malësisë së Madhe. Për këtë ngjarje u vunë në pranga Be...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 489 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ndë...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›