E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen protestat ne Libi

Libia nuk gjen paqe! Në Bengazi, vendi nga ku morën udhë protestat si revoltë popullore kundër regjimit të Gadafit, e që më pas do të shndërroheshin në një luftë civile të mirëfilltë, kanë rinisur sërish manifestimet.

Këtë herë, protestuesit janë ngritur kundër Komitetit Kombëtar të Tranzicionit, i udhëhequr nga Mustafa Abdel Jalil. Mijëra persona dolën në rrugë dhe në sheshet e qytetit të dytë më të madh të Libisë në shenjë proteste kundër drejtimit të Komitetit të Tranzicionit.

Protestuesit denoncojnë, sipas tyre, reformat tepër të ngadalta dhe akuzojnë krerët e Komitetit se nuk po mbajnë premtimet e revolucionit, njëra nga të cilat ishte shndërrimi i Bengazit në një kryeqendër të Libisë.

LibiaLibi, rikthehen luftimet në TripoliLibi, dorëzimi i armëve KKT: Dënim me vdekje për Saif? Vendos gjykata Menjëherë pas protestave, Abdelrazak al Aradi, një zyrtar i lartë i Komitetit të Tranzicionit, njoftoi se në Bengazi do të shndërrohet në një kryeqendër ekonomike e Libisë. Ai tha se disa ministri dhe institucione të tjera me karaktere ekonomike, do të zhvendosen në këtë qytet, për t’i dhënë më shumë gjallëri dhe mundësi punësimi.
Libia
Libi, rikthehen luftimet në Tripoli
Libi, dorëzimi i armëve
KKT: Dënim me vdekje për Saif? Vendos gjykata

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›