Rikthehen punimet e Kuvendit, të enjten mbahet Konferenca e Kryetarëve dhe seanca plenare

Të enjten e 29 majit zhvillohet seanca e pare plenare pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur paraditen e së enjtes, konferencën e kryetarëve dhe po atë dite në orën 12.00 mblidhet seanca plenare. Kjo do të jetë hera e fundit për shumë nga deputetët, përfshirë edhe kryetaren aktuale të grupeve apo komisioneve parlamentare që bëhen pjesë e mbledhjes për shkak se një pjesë prej tyre nuk fituan në zgjedhjet e datës 11 maj.
Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor dhe javën e parë të korrikut kur pritet të vijojë agjenda e projektligjeve që lidhen me integrimin evropian, diskutimi i modaliteteve për procesin e mbetur në mes për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, i cili do të zgjidhet në shtator dhe disa iniciativa të mbartura nga sesionet e shkuara.
Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund te javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri.
/RTSH/