E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen qendrat shendetesore ne fshat

Pas nje mungese te gjate pothuajse per dy dekada ne fshatrat e Durresit do te rihapen qendrat shendetesore. Do te jene 16 fshatra, te cilet do te perfitojne nga projekti i Ministrise se Shendetesise, nderkohe qe ne disa fshatra keto qendra do te hapen per here te pare. Fondi per kete qellim u akordua nga Ministria e Shendetesise, me nje vlere te pergjithshme prej afro 37 milione leke dhe iu kalua per menaxhim njesive administrative vendore. Cdo komune, pervec qendres shendetesore kryesore, do te kete edhe dy qendra te reja me te vogla ne fshatrat periferike, ku do te sherbejne sipas nevojes mjeke, ndihmesmjeke dhe infermiere. Aktualisht kane perfunduar punimet per ndertimin e ketyre qendrave dhe pritet pajisja me mjeke dhe aparatura. Nga ky projekt kane perfituar fshatrat Bize, Fushe Gjuricaj, Cizmeli dhe Shahinaj, Rrashbull, Arapaj e Siperme, Vellazerim dhe Borake etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›