E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikthehen reshjet e dëborës në vend, si paraqitet situata në rrugët e veriut

Reshjet dëborës janë rikthyer në vend dy ditët e fundit, megjithatë nuk ka pasur problem në qarkullim.

Në akset e Lotit 1, Han i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, ka reshje shiu dhe në lartësinë mbi 900 m ka reshje bore.

Gjithashtu ka pasur rënie inertesh dhe gurësh nga shpatet e maleve.

Megjithatë nuk paraqiten problem në qarkullim, pasi rrugët janë të kriposura dhe të pastruara.

Për shoferët rekomandohet të kenë kujdes gjatë lëvizjes drejt këtyre zonave dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›