E Martë, 3 Nëntor 2026

Rikthehen sot punimet e Kuvendit, mbahen Konferenca e Kryetarëve dhe seanca plenare

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Sot do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka thirrur paraditen e sotme Konferencën e Kryetarëve, ku sipas rendit të ditës pritet të shqyrtohet projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.

Gjithashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025 si dhe Raporti i Monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024.

Po sot në orën 12:00 do të mblidhet seanca plenare.

Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›