Rikthehen vizat për shqiptarët, PE miraton mekanizmin për pezullimin e Shengen
Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë votash propozimin për vendosjen e një mekanizmi që mundëson rikthimin e përkohshëm të vizave për vendet e origjinës së azilkërkuesve.
Parlamenti Europian ka debatuar ashpër për këtë mekanizëm të martën, pasi deputetët socialistë, social-demokratë, lideralët dhe të gjelbërit e kritikonin atë për shkak se kufizon lirinë e lëvizjes, para se gjithash të banorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Euro-deputetja Tanja Fajon ka kërkuar që votimi të shtyhet, duke e konsideruar këtë propozim si ilegal, pasi i tejkalon përgjegjësit e parlamentit. Kundërshtimi i saj është refuzuar ndërsa më pas është votuar mekanizmi i ri.
Partia Popullore Evropiane, bashkë me konservativë dhe forcat populliste në Parlamentin Evropian ka treguar edhe njëherë se nuk çan kokën për qytetarët evropian dhe lirinë e lëvizjes, e cila është e drejtë fundamentale njerëzore, ka shkruar në reagimin e saj dërguar mediave Tanja Fajon.
Sipas saj miratimi i këtij mekanizmi për kthim të përkohshëm të regjimit të vizave në Ballkan do të “shkaktoj kaos”.