E Martë, 3 Nëntor 2026

Rikthehet ”Borëbardha dhe 7 xhuxhat”, shfaqja vjen nën interpretimin e një aktoreje të vetme

Edhe këtë fundjavë fëmijët e kryeqytetit ndoqën përrallën klasike shumë të dashur dhe të njohur nga të gjithë fëmijët “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” e cila ka ardhur si asnjëherë më parë me një Koncept krejt të ri, modern dhe mjaft argëtues për fëmijët.

Personazhet e shfaqjes për herë të parë vijnë në skenë nga një aktore e vetme. Jorida Meta interpreton të gjithë personazhet e shfaqjes.

Shfaqjet e Teatrit të kukullave prej muajsh janë zhvendosur te Liceu artistik Jordan Misja pas rikonstruksionit që po I bëhet Teatrit të Kukullave. Ndërsa çdo fundjavë argëtimi për këtë grupmoshë nuk është ndalur, duke vendosur në skenë shfaqje të reja, por edhe duke rivënë disa të tjera.

RTSH

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›