Rikthehet Fergie, me kujtimet e tij

Atyre që iu mungojë prezenca e skocezit do të kenë mundësin që të lexojnë një letër të tij, ku shkruan për dashurinë e tij ndaj Premier League-s, për përvojën e tij në njërin nga skuadrat më të mëdha në botë dhe qëndrimin e tij 27 vjeçar në klub si dhe për zhvillimin e futbollit e shumë gjërave të tjera.
"Futbolli ka qenë jeta ime dhe unë kam pas privilegjin të jem pjesë e një klubi absolutisht fantastik siç është Manchester United. Tifozët, lojtarët, stafi im, të gjithë kanë kontribuar në diçka vërtetë shumë të madhe. Titujt e fituar, golat e bukur nga lojtarë të mrekullueshëm, ndeshjet e mahnitshme, rikthimet në rezultat nuk do të harrohen kurrë dhe këto do t’i shërbejnë klubit dhe futbollit anglez në përgjithësi. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ardhja ime nga Aberdeen në nëntor të vitit 1986, por jo edhe interesimi dhe dëshira për të fituar. Në disa raste është e pabesueshme se sa shumë ngjarje kanë ndodhur brenda një ndeshje apo gjatë një sezoni. Por përfundimisht futbolli anglez është rritur shumë në krahasim me 27 vite më parë. Manchester United ndoshta më shumë se çdo klub tjetër, ka simbolizuar transformimin e lojës ndër vite në Premier League. Sfidat sezon pas sezoni më kanë bërë edhe më të mirë. Gjatë kohës time, ka pasur shumë skuadra të mëdha të cilat kanë ardhur dhe kanë shkuar. Megjithatë, konkurrenca është një gjë e mirë dhe kjo e dallon ligën tonë nga të tjerat në Evropë" deklaroi Ferguson.