E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Liga e Kampioneve

Derbi i Europes Real Madrid ndash Milan rikthen kete mbremje emocionet e Liges se Kampioneve ku do te luhen ndeshjet e treta ne grupe.

Ne sfiden e madhe te Santiago Bernabeut ku do te perballen dy skuadrat qe e kane fituar me shume kete trofe rezultati nuk mund te parashikohet asnjehere por nje gje eshte e sigurte spektakli nuk do te mungoje. Pas ikjes nga Interi per Jose Mourinho kjo do te jete hera e pare qe do te ndeshet me Milanin skuader me te cilen sezonin e kaluar i fitoi te dyja derbet ne Itali.

Nga ana tjeter Milani i cili ndodhet ne vendin e 2 do te kerkoje te perserise suksesin e vitit te kaluar ku fitoi ne Bernabeu per te marre fitoren dhe njekohesisht kreun e grupi D. Luajme kunder nje skuadre dhe jo kunder nje lojtari ka pohuar ne konferencen per shtyp Mourinho. Ibrahimovicin e njoh une dhe jo Spanja. Kur eshte ne dite te mire ai mund te beje diferencen ka theksuar portugezi per te cilin shqetesimi per kete ndeshje nuk eshte menyra e lojes se Milanit por aktivizimi ose jo i Inzagit.

Nga ana tjeter trajneri i Milanit Allegri ka kerkuar nga lojtaret e tij perqendrim maksimal dhe sakrifice. Duhet te bejne nje ndeshje perfekte nga ana taktike dhe mundesisht te mos gabojme ka pohuar allegri.

Real ndash Milan nuk do te jete nje sfide mes meje dhe Mourinhos por nje perballje mes dy skuadrave qe kane ne perberje lojtare te medhenj. Jam i bindur qe do te jete nje ndeshje e bukur dhe spektakolare ka perfunduar Allegri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›