E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Portokallia Humor spektakel dhe personazhe te reja

Nje sfide e re per Portokalline keshtu eshte cilesuar ky edicion i 14 i spektaklit te njohur te humorit i cili do te nise te shfaqet prej se dieles ne ekranin e Top Channel. Do te jete nje hap i ri cilesor edhe per te gjithe trupen e lsquoPortokallise. Nese do te kemi suksesin qe besojme ky do te jete nje moment i ri edhe per lsquoPortokalline si institucion i prodhimit te humorit ne Shqiperi thote regjisori Altin Basha. Nderkaq te gjithe ata qe duan ta shohin lsquolive te premten dhe te shtunen biletat gjenden prane ish-ekspozites

Nje Portokalli e tjetersuar. Konceptim ndryshe i spektaklit te humorit. Nje drejtim i ri qe fillon nga personazhet skenografia kostumografia gjithcka. Elementet e reja jane baza e ketij sezoni dhe per organizatoret ky duket se eshte nje fillim i ri. Stafi mbetet i njejte drejtor i emisionit Ardian Proko regjisor Altin Basha drejtor artistik Agron Llakaj moderatore Agron Llakaj dhe Amarda Toska skenariste Jani Duri e Vangjel Kozma skenografia Ilirjana Loxha drejtues i orkestres Dorian Gjoni e megjithate te gjithe ndihen te rinj per shkak te konceptit te ri. Portokallia do te jete tashme nje studio e madhe mediatike ku te gjitha njesite komike do te jene pjese e saj. Skenat dhe prapaskenat personazhe te njohur gazetare moderatore lajmesh punetore skene grimiere... jane personazhet te cilet do te sjellin humorin ne familjet e shqiptareve. Shume pak prej personazheve tradicionale do ti rikthehen serish skenes. Te rinjte do te zene vendet e tyre per te sjelle nje fryme te re e pse jo edhe nje humor te ri per te gjithe shqiptaret. Ne nje interviste dhene per gazeten Shqip regjisori Altin Basha tregon detajet e spektaklit qe do te shfaqet premiere ne ekranin e Top Channel te dielen ne mbremje.

Jemi ne sezonin e 14 te Portokallise. Si cdo sezon ju rezervoni te reja per publikun. Cfare keni menduar kesaj here

Portokallia e ketij sezoni ne nje kuptim eshte nje transformim radikal i gjithe konceptit qe deri tani ne kemi perpunuar dhe shfrytezuar ne kete spektakel te humorit. Kur flas per koncept permbledh gjithcka duke filluar nga ana vizuale me nje skenografi te re bazuar mbi konceptin e ri qe eshte ideja e nje Portokallie me mediatike. Tashme struktura e ketij spektakli do te jete programacioni televiziv i nje kanali ku te gjitha njesite komike jane pjese e tij. Me pas do te kete nje pamje te dyte qe eshte pamja e prapaskenave ne media. Pikerisht aty do te shfaqen personazhe te ndryshme te prapaskenes te cilat pergjithesisht jane krejt te panjohura per publikun. Ne kete pjese madje edhe personazhet e njohur publiku do te kete mundesi te shikoje se si veprojne e si sillen ata ne te tilla ambiente dhe se si i krijojne marredheniet me njeri-tjetrin. Pas kesaj ka edhe nje pamje tjeter te fundit qe eshte pjesa sociale ku do te shfaqen personazhet e perditshme qe vijne ne media per arsye te ndryshme. Ne kete menyre ata zbulojne edhe problematikat e ndryshme te shoqerise shqiptare. Duke qene se media eshte nje nga pushtetet me te fuqishme ajo eshte gjithashtu edhe nje prej vendeve ku ka shume te fshehta mistere e ku zhvillohen situata te vecanta. Eumlshte nje vend ku perzihen te gjitha pamjet e shoqerise shqiptare. Ne kete kuptim Portokallia ose ky koncept permbledh gjithe Shqiperine ne nje forme te re.

Ky konceptim i ri a ka prekur edhe personazhet

I gjithe ky ndryshim ne Portokalli do te shoqerohet me nje grup personazhesh te cilet vijne per here te pare para publikut. Aktoret kane pasur nje periudhe parapergatitore mjaft intensive. Audicionet kane qene te perditshme ku jane propozuar perpunuar dhe rregulluar mjaft personazhe nga te cilat ne kemi zgjedhur nje numer qe mendojme se eshte ne nivelin e duhur per tia treguar publikut ne naten e pare. Do te kete gazetare foles lajmesh protagoniste te medias ose jo grimiere punetore skene etj. te cilet krijojne idene e nje vendi ku permblidhet e gjithe Shqiperia ne menyren e vet ne nje vend ku e verteta dhe lajmi jane nje pasqyre e realitetit shqiptar. Mbetet per te pare se cfare impakti do te kete ne audience. Megjithate ne jemi mjaft entuziaste sepse eshte bere nje pune shume e detajuar per te pasur nje Portokalli me dinamike e me shumeplaneshe. Shpresojme qe te gjitha keto te funksionojne diten e shfaqjes.

Cdo sezon kemi pasur personazhe te reja por te nderthurura me personazhe qe tanime jane tradicionale. Ndonjehere ka pasur edhe rikthime te personazheve te dikurshme. Si do te veprohet kesaj here

Ne do te kemi shume pak rikthime. Sigurisht qe personazhet politike ne nuk do ti nderrojme sepse vazhdojne te jene po ata. Per fat te keq ne 20 vjet Shqiperia i ka te pakte protagonistet politike. Jane po ata ndaj edhe jane te vetmit personazhe qe mbeten nga sezonet e kaluara ndersa gjithcka tjeter eshte e konceptuar nga fillimi. Kjo ka qene nje sfide e re dhe besoj se do te jete edhe nje hap i ri cilesor per te gjithe trupen e Portokallise dhe nese do te kemi suksesin qe besojme ky do te jete nje moment i ri edhe per Portokalline si institucion i prodhimit te humorit ne Shqiperi.

A do te jene pjese e trupes edhe aktoret qe vijne nga Kosova apo Maqedonia

Ne Portokalli jane te pranishem aktore te Kosoves te Maqedonise nuk kemi pasur ende te pranishem ne audicione. Megjithate ne mbetemi te hapur per audicione te reja te interesuarit jane te mirepritur. Portokallia eshte nje institucion fuqia e se ciles rritet nga bashkepunimi me njerezit. Ne jemi ne kontakt te vazhdueshem edhe me bashkepunetore te tjere ne fushen e skenareve e ne kete kuptim po shpresojme qe edhe nga Maqedonia te kemi bashkepunetore ne nje te ardhme.

Temat sociale dhe ato politike do te vazhdojne te jene te pranishme

Humori lind nga problematika dhe ne perpiqemi te mbledhim gjithcka te mundshme ne Portokalli por ne formen dhe konceptin e ri qe kemi zgjedhur sigurisht qe ato marrin nje drite te re si humori politik ashtu edhe ai social. Humori i Portokallise do te kete nje pamje te re sigurisht pa u shkeputur nga motivi pse behet ky humor qe eshte publiku shqiptar dhe Shqiperia.

Elementet artistike jane gjithaq te rendesishme. Si do te vijne ato duke pasur parasysh ndryshimet radikale te Portokallise

Pa dyshim qe shkojne te gjitha ne harmoni me njera-tjetren. Ne do te kemi te pranishme muziken baletin dhe imitimet por sigurisht me ndryshime. Ato vijne ne nje pikepamje tjeter. Keto elemente do te jene te harmonizuara me gjithe teresine qe shpjegova me lart. Elementet artistike do te perbejne nje te vecante me vete.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›