Rikthehet TVSH per bujqesine

Fermerët nuk do të përfitojnë nga heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar
për lëndët e para. Një muaj pas miratimit në Parlament dhe ende pa hyrë
në fuqi, Qeveria në mënyrë të papritur e ka anuluar ligjin, duke
prezantuar një skemë të re.
"Gjatë një periudhe të caktuara kohe që do të përcaktohet në VKM, që mund të jetë tre muaj, katër muaj, një muaj, të gjithë fermerët, të cilët kanë bërë blerje të lëndëve të para, plehra kimikë, farëra etj, i kanë blerë tek subjektet të regjistruar me TVSH. Kundrejt këtyre blerjeve ata kanë marrë faturat e nënshkruara me TVSH nga të tilla subjekte. Fermeri do të marrë faturat, do të kalojë tek agjencitë që janë aktualisht pranë drejtorive rajonale në Bashki dhe aty do të bëjë kërkesën e tij për kompensim të TVSH-së", tha Arjana Dyrmishi, drejtore e politikave fiskale në Ministrinë e Financave. Për opozitën, skema e re që bazohet te rimbursimi me para në dorë i fermerëve, është një mashtrim elektoral i pazbatueshëm në terren. "E gjithë formula është e paralizueshme dhe abuzive. Nëse ju nuk keni mundësi të kontrolloni dot importuesit e imputeve bujqësore, se si mund ta shkarkojnë çmimin e tyre sot nga TVSH-ja që nuk do të paguajnë, ky është problem i juaji. Por që t'i thuash fshatarëve sot, meqënëse unë nuk e kam dot këtë kontroll do të ndërmarr një veprim që nuk e kam aspak kontrollin, kjo është akoma më e turpshme", tha deputeti socialist, Ilir Bejtja. "Eshtë shumë më e thjeshtë, mendoj unë, dhe ka për të qenë mjaft më efektive, sepse direkt përfitimi do të shkojë të fermeri. E them këtë se ne praktikisht e aplikojmë një skemë të tillë. Kemi subvencionet për pemtarinë, për vreshtarinë, për ullinjtë, të cilat ia japim fermerit me një mekanizëm të tillë. Nuk ka përse të ketë dyshim që do të funksionojë apo jo, sepse ajo funksionon", tha deputeti i PD, Edmond Spaho. Arben Malaj, ish-ministër i Financave ngriti një tjetër shqetësim. Atë se ndryshimet e shpeshta në ligjet tatimore po çorodisin biznesin duke frenuar investimet. "Unë ju garantoj që edhe nga kontaktet që kam me biznesin të gjithë pyesin: 'Do të hyjë kjo politikë e re në fuqi apo jo? Do të hyjë këtë muaj, apo muajin tjetër? Ta bëjmë këtë investim tani apo të presim?' Kështu që përveç të keqpërdorimit të politikave fiskale në këtë ambient elektoral është dëmi i madh që i bëni biznesit. Prandaj paketat fiskale nuk janë kurrë spontane. Nuk vijnë as nga takimet që bëhen në popull dhe as në mënyrë spontane se çfarë premton Kryeministri apo një ministër", tha Malaj. Heqja e TVSH-së për lëndët e para në bujqësi u trumbetua fort nga Qeveria dhe vetë Kryeministrit në takimet elektorale me fermerët, si një masë që do nxiste ekonominë dhe prodhimin.