E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet 'The Voice'

Më 30 mars fillon sezoni më i ri i spektaklit 'The Voice' në Angli. JuriA e edicionit të kaluar e këtij spektakli e përbërë nga legjenda e muzikës, Tom Jones, nga Will.I.am, Dany O'Donoghue dhe këngëtarja britanike Jessia J do të jenë sërish pjesë e panelit gjatë këtij sezoni.

E konsideruar si një nga garat më prestigjioze jo vetëm në Angli por edhe në të gjitha shtetet që kanë licencën e saj, edhe sivjet pritet që të shpalosen artistë të mirëfilltë të muzikës.

Edicionin e kaluar, triumfuese e 'The Voice' doli Liane Mitchell e cila ishte pjesë e grupit të legjendës, Tom Jones./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›