Rikthehet ambasadori Soreka

Ambasadori Luigji Soreka do të rikthehet në krye të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ditën e parë të vjeshtës, deri në ardhjen e shefit të ri të delegacionit.
Soreca ka shërbyer si ambasador në Shqipëri në shtator të vitit 2018 deri në prill të 2022.
Diplomati e rimerr këtë post pas largimit të ambasadores Hohmann, e cila doli nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar në Irak.
Komisioni Europian e ka konfirmuar lajmin pas interesimit të medias në Tiranë.
Ambasadori Soreca do të marrë detyrën në datën 1 shtator dhe do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit, thuhet në njoftimin përkatës.
Përvoja dhe njohuritë e tij për vendin dhe rajonin do ta lejojnë atë të përfaqësojë Bashkimin Evropian në ngjarjet e ardhshme në kontekstin e procesit të zgjerimit, specifikon i njëjti njoftim.
Njëkohësisht Komisioni Europian shpreh falenderime për ambasadoren Christine Hohmann për punën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit në BE për Shqipërinë”.
Gazetar Bardhi Sejdarasi
/ rtsh /