Rikthehet fantazma e Partisë së Nanos
Ka qenë me sa duket deputeti socialist Malaj i cili ka bërë këtë deklaratë në Vlorë për një tv lokal. I cituar nga gazeta Telegraf mësohet që Majko të ketë thënë se nëse vazhdojnë sherret, grindjet e përçarjet mes socialistëve, atëherë do të krijohet një parti tjetër që të ‘bashkojë’ socialistët, ajo e Nanos. Telegraf sjell dhe emrin e kësaj partie të re: Partia Socialiste Liberale.
Pak a shumë bëhet fjalë për të njëjtën bërthamë, atë të ‘Lëvizjes Nano’ e cila pasi u aktivizua pak para zgjedhjes së Presidentit, u çaktivizua me të njëjtën shpejtësi pas zgjedhjes.
I pyetur nga Telegraf, Enver Reçi, një nga socialistët e Tiranës ka shpjeguar se fillimisht do të paraqitet një platformë nga Nano në mbledhjen e Asamblesë sëPS, dhe nëse kjo platformë hidhet poshtë, atëherë partia quhet ‘fakt i kryer’. Partia e re synon bashkimin e ët majtës, por nëfakt pritshmëria është që votat t’ia marrë Partisë mëmë, prej nga vijnë dhe eksponentët kryesorë të saj.
http://respublica.al/artikuj/2012/10/13/rikthehet-fantazma-e-partise-se-nanos