Rikthehet mbretëresha, “Pantera e Zeze”

Mbretëresha është kthyer. Në pasarelën e Versace Haute Couture në Paris, Naomi Campbell vjedh skenën e të gjithë të pranishmëve.
Edhe pse 43 vjeç top modelja është gjithmonë e bukur dhe me një aftësi të madhe profesionale, duke dominuar pasarelën si asnjë tjetër. Në javët e fundit Naomi ka qenë protagoniste e një intrige sentimentale.
Pas fundit të marrëdhënies së gjatë me Vladimir Doronin, ajo ka hequr nga puna modelen kineze Lou Zilin nga agjencia e saj e modeleve, sepse kjo e fundit ka kaluar fund-javën me manjatin rus. Por pastaj ajo e thirrur nga mikesha Donatella Versace për sfilatën më të rëndësishme të firmës, i hodhi pas krahëve thashethemet duke u transformuar në një yll të modës që të gjithë e njohin./Indeksonline/