Rikthehet në TKOB maqedonasi Vladimir Sazdovski

Gjatë propave të "L'Elisir D'Amore" foto Franc Zhurda
Vladimir Sazdovski është nga Shkupi i Maqedonisë. Para gjashtë muajsh ka interpretuar rolin e Sarastros në operën Flauti Magjik, që u shfaq në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Kjo vepër e shkruar më 1791 nga Ëolfgang Amadeus Mozart u realizua me regji nga Stefan Neugebauer. Ndërsa këtë herë interpretoi rolin e doktor Dulkamarës në Lelisir damour, operën me dy akte të Gaetano Donixetit, e cila u shfaq para dy ditësh në TKOB.
Ai tregon se nuk ka pasur asnjë vështirësi gjatë bashkëpunimit me artistët shqiptarë, madje ai thotë: Unë u riktheva në Shqipëri, sepse ndihem mirë nga këto bashkëpunime. Mentaliteti maqedonas është pothuajse i njëjtë me atë shqiptar dhe afrimiteti i tyre më bën të ndihem si në shtëpinë time.
Gjatë shfaqjes, interpretimi i tij ishte shumë i arrirë, sidomos në momentet më kulmore, kur ai duhet ti shiste helmin Nomarios, pjesë kjo që u prit me duartrokitje nga publiku shqiptar. Rolin e doktor Dulkamarës e ka interpretuar dhe në Maqedoni dhe kjo ishte hera e tretë që e luan këtë pjesë. Për mua roli ka qenë mjaft i qartë, sepse në personazhin e Dulkamarës duhet të jem në rolin e një mashtruesi, që ndryshon etiketat e lëngut, kur kupton se personat përreth mund ti mashtrojë shumë thjeshtë.
Ai vlerëson punën dhe teknikën që ka përdorur regjisori shqiptar, Armando Bora. Sipas tij, njerëzit mund ta kuptojnë më mirë, duke e sjellë në formë teatrore, prandaj kjo është një ide për tu vlerësuar. Vladimiri ka mbaruar të mesmen për muzikë në shkollën Ilija Nikolovski-Luj. Më vonë filloi studimet për kanto në Akademinë e Muzikës Pancho Vladigerov në Sofje. Sot, pas gjashtë vjetësh nga përfundimi i studimeve, ai ka një curriculum të admirueshëm. Ka interpretuar në Teatrin e Operës së Shkupit tre role, po në operën Flauti Magjik.
Ky prezantimi do ti shërbente më vonë për t’i hapur dyert në edicionin e tretë të Opera-Evening në Shkup, ku interpretoi tek Aida e Verdit dhe këndoi bashkë me këngëtarët: Igor Durlovski dhe Aleksandër Stefanoski te Mbrëmja e Tre Basëve. Pas vitit 2007 solli rolin e Sparafuçiles te Rigoletto. Vladimiri ka marrë mësime nga artistë të shquar si: Anton Scharinger, nga profesorët Michael Temme dhe Leo Plettner në University of Music and Performing Arts në Vjenë, ku ka ndjekur kurset e regjisë dhe dirigjimit.
Modelet e tij janë basët Nicolai Ghiaurov, Cesare Siepi, Orlin Anastasov, Boris Christoff, të cilët kanë kënduar nëpër teatro kryesore të botës. Pas këtyre eksperiencave ai në 2007 bëri rolin e Sparafuçiles te Rigoletto. Falenderon mësuesit e tij, kolegët e tij për gjithë sa ka arritur. Modelet e tij janë basët Nicolai Ghiaurov, Cesare Siepi, Orlin Anastasov, Boris Christoff, të cilët kanë kënduar nëpër teatrot kryesorë të botës.