E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikthehet në muzikë Mimoza Selimi/ “Unë dhe Ti”, një këngë kushtuar njerëzve që kanë braktisur vendin e tyre

Mimoza Selimi rikthehet në muzikë me një këngë që përcjell një mesazh të fortë, për largimin e qytetarëve dhe qytetet e braktisura.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, tregoi se kënga “Unë dhe Ti”, është një këngë kushtuar njerëzve që kanë ikur dhe kanë braktisur vendin e tyre.

Gjatë intervistës, rrëfeu se ka bashkëpunuar me Valentin Markvukaj për muzikën dhe Alfons Zenelin për tekstin.

Gjithashtu u shpreh se do të ketë edhe projekte të reja.

“Do të kthehem në muzikë për ata që më deshën dhe pëlqenin muzikën time”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›