E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rikthehet normaliteti i udhëtimeve me Italinë, stabilizohet edhe Qafë Thana, problem portet me Italinë

Sistemi TIMS është rikthyer, por ai nuk funksionon ende me kapacitet të plotë.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se ngërçi me pikat doganore të Greqisë është kaluar.

Nderkohe ne oren 14:00 te kesaj te diele eshte normalizuar situata edhe ne Qafe Thane duke qene se edhe ne kete pike doganore eshte kthyer funksional sistemi TIMS. Tanime te vetmet pika me Maqedonine e Veriut ku punohet me regjistra jane Tushemishti dhe Gorica e Madhe.

Por qytetarët që kalojnë kufirin drejt Maqedonisë së Veriut, po përballen me probleme për shkak të paralizimit të shërbimeve që ofron sistemi.

E njëjta situatë është edhe në portet kryesore të vendit: konkretisht në Durrës dhe Vlorë, regjistrimi i qytetarëve që kalojnë kufirin drejt Italisë është kryer manualisht.

Ndërkohë që sipas Kapitenerisë pritet që në mbrëmje të niset një traget drejt Brindisit .

 

Autoritetet bënë me dije se sistemi është rikthyer në pikën kufitare të Kakavijës e Kapshticës.

Ndërkaq në pikat kufitare me Malin E Zi, në Hanin e Hotit dhe Muriqan, ndonëse problemet e sistemit janë rregulluar qytetarët ankohen për radhë të shtuara.

Po ashtu edhe në Morinë, në kufirin me Kosovën situata është normale.

Pas më shumë se 24 orë nga sulmi kibernetik i Iranit, sistemi TIMS është rikthyer në normalitet në 7 pika kufitare të vendit.  

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›