E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rikthehet ora dimërore deri në 29 mars 2025

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Sot u rikthye ora dimërore. Pas mesnatës akrepat u zhvendosën 60 minuta pas. Ndryshimi ndodhi në orën 3:00 të natës për t’u ripozicionuar në orën 2:00.

Kështu, do të fitohet një orë më shumë dritë në mëngjes, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 29 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora ligjore, ose ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars. Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur asgjë nga BE.

Diskutimi ishte mbi mbajtjen në fuqi të vetëm një ore ligjore, për të kursyer energji elektrike, arsye se pse është adoptuar që për herë të parë, ose mbajtjen e regjimit të orës diellore. Por, pikërisht për kursimin e energjisë, impakti në ekonomi apo edhe në mjedis, pasi sjell reduktim të CO2, ka ndikuar në mosvijimin e diskutimeve për ta hequr orën ligjore, pasi duhet të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e BE.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›