E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthim në shkollë, vitin e shkuar në Shkodër u rikthyen rreth 150 fëmijë emigrantësh

Çdo vit, dhjetëra emigrantë që rikthehen në Shkodër kërkojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat e qytetit të Shkodrës. Zyra Vendore Arsimore, gjatë vitit shkollor 2024–2025, ka kryer rreth 150 regjistrime të tilla. Ky proces vijon përgjatë gjithë vitit.

“Marr shkas nga ky vit shkollor që lamë pas, ku kemi pasur një numër të lartë rikthimesh në shkollë. Familje që kthehen nga emigracioni regjistrojnë fëmijët e tyre, sidomos në ciklin parashkollor, i cili është i detyrueshëm,” tha Rudi Sokoli, specialist në ZVA Shkodër.

Sipas Sokolit, disa prej emigrantëve janë rikthyer pas qëndrimesh disa mujore jashtë vendit, ndërsa të tjerë pas shumë vitesh në shtete të ndryshme.

Procesi i regjistrimit të fëmijëve të rikthyer ndjek të njëjtën procedurë, përmes platformës e-Albania. Megjithatë, integrimi i tyre në sistemin arsimor përbën një hallkë të rëndësishme për institucionet, veçanërisht në rastet kur fëmijët kanë qenë të shkëputur nga shkolla për disa vite.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›