E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Beckham ne Premier Lige

David Beckham ka lene hapur mundesine e nje rikthimi te mundshem ne kampionatin anglez te futbollit. Mesfushori u largua nga Premier Liga ne vitin 2003 kur u transferua ne menyre te bujshme nga Manchester United te Reali i Madridit.

Aktualisht Beckahm ka edhe nje vit kontrate me skuadren e Los Angeles Galaxy ne kampionatin amerikan por i pyetur ne lidhje me ofertat e klubeve angleze mbi te gjithe Everton futbollisti 35 vjecar nuk e ka hedhur poshte mundesine e rikthimit ne Premier Lige.

Po perpiqen me kthehem ne formen time me te mire pas demtimit te rende qe pesova shtate muaj me pare. Keshtu qe tani mendoj vetem per kete gje. Jam i kenaqur per interesimin por nuk kam vendosur asgje per te ardhmen ka bere te ditur Beckham i cili u demtua sezonin e shkuar kur luante ne forme huazimi ne kampionatin italian me Milanin.

Megjithese ne nje moshe relativisht te madhe David Beckham kerkon te binte trajnerin e kombetares se Anglise Fabio Kapelo ta grumbulloje ne Euro 2012. Mendoj se kam ende per te dhene. Tani dua te gjej formen time dhe te jap maksimumin. Pastaj i takon trajnerit te vendose ka thene David Beckham i cili eshte dhe pjese e delegacionit anglez qe kerkon te fitoje organizimin e Boterorit 2018.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›