Rikualifikimi i Kalasë së Elbasanit, investime për traditën dhe zhvillimin e turizmit

Bashkia e Elbasanit ka nënshkruar një marrëveshje për rikualifikimin e Kalasë.
Bëhet fjalë për një projekt që parashikon një investim për t’u kryer nëpërmjet Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor (MSHPV).
Nënkryetarja e bashkisë, Aulona Bylykbashi, e ka quajtur atë një fillim të ri për qytetin dhe hap drejt modernizimit të qytetit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
“Do të sjellë një model të zhvillimit dhe bashkëpunimit të gjithë aktorëve, siç janë bizneset, institucionet. Do të kthehet në xhevahirin e turizmit në Elbasan me synimin që rreth një milion turistë ta vizitojnë Kalanë e Elbasanit,” thotë nënkryebashkiakja e Elbasanit.
Gjithashtu Bylykbashi thekson që në kala do të rikthehet tradita dhe kultura, duke shtuar se një ndër ruajtjet e traditës mbeten dhe shtëpitë-muze të figurave të shquara që kanë kontribuar për gjuhën shqipe.
Nga ana tjetër, vetë banorët e lagjes “Kala” e kanë pritur këtë lajm me entuziazëm, teksa shtojnë që duhen hapur ambiente shërbimi për vizitorët, por duke ruajtur kufirin ekzistues të banesave.
/rtsh.al/