E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikualifikimi urban iKinostudios, Basha: Investim 80 mln Euro, 30 blloqe

basha-ne-kinostudioTiranë- Me një investim prej 173.5 milionë lekësh ka nisur rikualifikimi urban i bllokut 91, qendrës së Kinostudios dhe sheshit Kinostudio. Ky investim i cili pritet të përfundojë brenda 12 muajsh do tu shërbejë rreth 8000 banorëve të kësaj zone, të cilët kanë mbi 40 vjet që nuk shikojnë investime, siç bënë të ditur banorët e zonës.

Projekti i rikualifikimit urban në këto blloqe parashikon shtrimin e 13 mijë metra katrorë asfalt, mbi 1 mijë metra katrorë trotuare dhe 16 mijë metra gjelbërim.

Është nisja e fazës së punimeve për 30 blloqe të tilla anembanë qytetit të Tiranës, me një investim total me mbi 80 milionë euro, ku të paktën gjysma e fondeve garantohen nga Bashkia e Tiranës dhe gjysma tjetër nëpërmjet qeverisë së Kryeministrit Berisha dhe Fondit të Zhvillimit Rajonal, për të cilin gjej rastin të falënderoj qeverinë shqiptare. Përkrahja me fonde nuk ka munguar as në të kaluarën, as para dy vitesh. Ajo që ka munguar është dëshira për bashkëpunim, në interes të qytetarit. Sot, kjo dëshirë dhe ky vullnet është evident.- theksoi kreu i Bashkisë.

Projekti parashikon ndërtim të sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha, vendosjen e 147 shtyllave për ndriçimin rrugor, mbjelljen e 396 pemëve dhe shkurreve dekorative dhe vendosjen e mbi 36 stolave, spostim të linjave elektrike dhe telefonisë, ndërtim mur dekorativ. Do të ndërtohet sistemi i vaditjes për sipërfaqet e gjelbra, për ndërtimin e shatërvanit etj. Kryebashkiaku Basha tha se kjo është nisja e fazës së punimeve në rreth 30 blloqe anembanë qytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›